Selena Gomez ka miliona ndjekës në Instagram, por nuk e mban aplikacionin në telefonin e saj. Në një intervistë për Live With Kelly and Ryan, këngëtarja dhe aktorja zbuloi se e mban Instagram në telefonin e dikujt tjetër dhe bën log in në mënyrë periodike. Ky lajm ka bërë bujë gjithandej dhe madje tani ka reaguar drejtori ekzekutiv i platformës sociale, Adam Mosseri, i cili u pyet nga BBC Radio 1 Newseat për këtë qëndrim të Gomez. Mosseri ka thënë se ishte zhgënjyer nga ky veprim i këngëtares, pasi ajo ishte personi i tretë më i ndjekur në botë. “Ajo ka mbi 100 milionë ndjekës, është një pjesë e botës”.
Ai vazhdon se “njerëzit nuk duhet të bien në depresion nëse e përdorin këtë platformë, por ne nuk nuk mund t’i ndalim njerëzit të thonë gjëra rreth kësaj, ky është balancimi”. Adam thotë se është i hapur nëse Selena do të flasë me të rreth kësaj çështjeje: “Ne i duam kritikat, ne jemi të hapur për biseda”
View this post on Instagram