INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas dënimit të dy shoferëve që u kapën me libra, reagon MPJ: Nuk do ta lëmë me kaq

Pas dënimit të dy shoferëve që u kapën me libra, reagon MPJ: Nuk do ta lëmë me kaq

Publikuar më: 13:36 19-11-2016

Menjëherë pas arrestimit dhe dhënies së dënimit me 30 muaj burg të dy shoferëve shqiptarë në Greqi, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare.

Pala shqiptare shprehet se vendimi është i padrejtë dhe se pala greke duhet të reflektojë.

"Që prej datës 13 nëntor, pas njoftimit për ndalimin e dy shoferëve të MPJ në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, të cilët transportonin një ngarkesë me libra për fëmijët shqiptar që jetojnë në Greqi, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka qenë në kontakt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias, duke kërkuar që kjo çështje të trajtohet në bazë të akteve të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikave diplomatike në fuqi.

Në të njëjtën kohë, MPJ ka ofruar asistencë konsullore dhe juridike për punonjësit e ndaluar duke mundësuar lirimin e tyre.

MPJ shpreh keqardhjen që procedura e ndjekur nga autoritetet greke bie në kundërshtmi të plotë me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke cënuar njëkohësisht klimën e miqësisë dhe të besimit mes dy shteteve tona.

MPJ do të vijoj të ndjek në rrugë diplomatike trajtimin e mëtejshëm të kësaj çështje duke uruar në të njëjtën kohë për një reflektim të shpejtë të palës greke për këtë çështje", thuhet në deklaratën e ministrisë.  

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383