INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas denoncimit nga çifti zviceran dhe akuzave për zhvatje parash nga ish shoqja dhe avokati i saj, tani dhe Oriola Marashi ka diçka për të thënë për Loredanën [FOTO]

Pas denoncimit nga çifti zviceran dhe akuzave për zhvatje parash nga ish shoqja dhe avokati i saj, tani dhe Oriola Marashi ka diçka për të thënë për Loredanën [FOTO]

Publikuar më: 19:10 10-05-2019

Loredana dhe akuzat ndaj saj për zhvatje parash nga një çift zviceran është kthyer prej ditësh në një prej gjërave më të komentuara në mediat  rozë dhe rrjetet sociale. 

Ditën e sotme Loredana doli para mediave në një deklaratë zyrtare duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj dhe për të qartësuar situatën relae të të gjithë kësaj ngjarjeje.

Edhe pse ish-avokati i saj dhe mikeshat e reperes i janë kundërvënë duke deklaruar dhe ato se reperja i ka zhvatur, kjo nuk do të thotë se Loredana është pa mbështetje.

Përveç fansave të saj, modelja shqiptare Oriola Marashi ka dalë në mbrojtje të reperes.

Në një postim në Instastory, modelja publikoi një foto të Loredanës me vajzën e saj 6-muajshe, fryt i marrëdhënies me reperin Mozzik.

Oriola përdori etiketën #isupportlori (unë mbështes Lorin), si për të nisur një fushatë në mbështetje të 23-vjeçares, e cila ditëve të fundit është bërë objekt kritikash të ashpra, teksa gjendet nën akuzë se, bashkë me të vëllanë, ka kërcënuar dhe zhvatur një 53-vjeçare zvicerane.

ehgbdrtjhdt5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273