INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas denoncimit të PD zgjidhet ngërçi në Komisionin Hetimor ‘Tahiri’

Pas denoncimit të PD zgjidhet ngërçi në Komisionin Hetimor ‘Tahiri’

Publikuar më: 10:11 26-04-2018

Një ditë pasi anëtari i Komisionit Hetimor Tahiri, Enkelejd Alibeaj denoncoj mungesën e pajisjes me certifikatën e sigurisë ka ardhur dhe reagimi i Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Mësohet se kjo drejtori ka bërë gati certifikatat e sigurisë për anëtarë te komisionit hetimor për çështjen “Tahiri”, duke zhbllokuar në këtë mënyrë dhe zhvillimin e mbledhjeve dhe punës së komisionit. Ndërkohë pas këtij veprimi të Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar pritet që të ditën e hënë të mblidhet Komisioni Hetimor, ku do të shqyrtohet informacione që disponon Prokuroria, SHISH dhe institucionet e tjera të larta për fenomenin e kanabizimit në vend.
Një ditë më parë Partia Demokratike nëpërmjet deputetit, Enkelejd Alibeaj, tha se Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, me urdhër të kryeministrit po pengon punën e Komisionit Hetimor për çështjen Tahiri. Ky institucion, sipas Alibeajt, për më shumë se një muaj refuzon të pajisë deputetët e opozitës. Alibeaj tha se pengimi i punës se Komisionit Hetimor është një veprim kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049