INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 'dëshmisë' para Komisionit Hetimor, Meta reagon në FB: Shumë i lumtur....

Pas 'dëshmisë' para Komisionit Hetimor, Meta reagon në FB: Shumë i lumtur....

Publikuar më: 15:27 09-09-2019

Katër orë pas “dëshmisë” përpara Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, Kreu i Shtetit ka reaguar edhe përmes një statusi në Facebook.

Më shumë se sa reagim, postimi i Metës ngjan me një mesazh të koduar drejtuar këtij Komisioni, kryeministrit Rama, por pse jo edhe opozitës.

Statusi i plotë i Presidentit Meta
Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828