Vetëm pak orë pas dështimit të një marrëveshje e cila do ti jepte zgjidhje krizës politike në vend, Edi Rama ka zgjedhur Pazarin e ri të Korçës si shembull e transformimit të vendit nga qeveria e tij. Nëpërmjet nj statusi në facebook, ku ama shfaq Pazarin e ri të Korçës dje dhe sot, kryeministri ka vënë theksin tek rëndësia e vazhdimësisë së reformave, Rama tha se në rast se kjo ndalet vendi ka për të humbur shumë.
Edi Rama në facebook:
“MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Pazarit të ri në Korçë më 2013 dhe sot?
Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t'u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj këtë mbasdite do të jemi më shumë se kurrë tek Parku Rinia i Korçës, me votuesit e parë dhe rininë korçare, të bashkuar #PërKorçënQëDuam? #PërShqipërinëQëDuamme #Drejtësi #Shtet #Punë #Mirëqenieme #PartinëSocialiste