INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas disfatës ndaj Ternanë-s, Partizani zyrtarizon miqësoren e radhës

Pas disfatës ndaj Ternanë-s, Partizani zyrtarizon miqësoren e radhës

Publikuar më: 12:30 21-08-2017

Partizani ka zyrtarizuar miqësoren e radhës që do të luhet në datën 24 gusht ndaj Robur Sienas-s në orën 18:00 në stadiumin “Artemio Franki”. Pas disfatës ndaj Ternanes dy ditë më parë, ku të kuqtë e Mark Iulianos humbën me rezultatin e thellë 1-3, kjo është sfida e radhës për teknikun Italian.

Njoftimi në faqen zyrtare të klubit të Partizanit:

“MIQESORE

S.S. ROBUR SIENA – FK PARTIZANI

24 Gusht, ora 18:00, Stadiumi “Artemio Franki”

Klubi zyrtarizon miqësoren e radhës ndaj Sienës. Ky do të jetë testi 3 miqësor që skuadra do të luaj në kuadër të përgatitjeve që po zhvillon në Itali. Takimi do të zhvillohet ditën e enjte, datë 24 Gusht ora 18:00 në stadiumin “Artemio Franki” të qytetit të Sienës, me një kapacitet prej 15 373 mijë vendesh”.

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508