Si të mos mjaftonin problemet në jetën e tij private, as ajo profesionale nuk po i buzëqesh Johnny Depp.
Filmi i tij i fundit, “Alice Through The Looking Glass” ka rezultuar në një dështim të vërtetë në box office. Në fundjavën hapëse, shuma totale e fitimeve ishte vetëm 65 milionë dollarë, ndërkohë që 70 milionë të tilla ishin planifikuar të siguroheshin vetëm në Shtetet e Bashkuara. Pritshmëritë ishin të larta, veçanërisht pas suksesit masiv të filmit të parë, “Alice in Wonderland”. Megjithatë realizimi filmik i Johnny-t provoi se nuk mund të ishte një kundërshtar i denjë për “X-Men: Apocalypse”, e cila 65 milion dollarët i siguroi vetëm në Amerikë. Vërtetë për filmat pasues është e vështirë të përsërisin suksesin e të parit, por në rastin e Depp asgjë nuk po shkon më siç duhet.