INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas divorcit me Besin, Xhensila Myrtezaj bën veprimin e papritur për ish-vjehrrën

Pas divorcit me Besin, Xhensila Myrtezaj bën veprimin e papritur për ish-vjehrrën

Publikuar më: 10:34 19-07-2024

Dy ditë më parë, Ajka festoi 6-vjetorin e lindjes. Këtë vit, ditëlindja e saj mori të tjera përmasa mediatike, e kjo për shkak se është ditëlindja e parë me prindërit e divorcuar. Xhensila Myrtezaji dhe Bes Kallaku uruan vajzën e tyre duke u siguruar që asnjëri të mos shfaqej në urimin e tjetrit.

Këngëtarja organizoi një festë ditëlindje për të bijën, por i surprizoi të gjithë me një foto ku shfaqet nëna e Bes Kallakut. Duket se pavarësisht divorcit, Xhensila ruan raporte të mira me familjen e ish-bashkëshortit.

Që kur divorci i tyre u bë publik, Besi dhe Xhensila kanë publikuar këngë e dedikime speciale për njëri-tjetrin që tregojnë se kjo ndarje nuk ka ardhur shumë paqësisht.

 

8-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721