E kush nuk e mban mend divorcin e famshëm një vit më parë mes aktorit 49-vjeçar Ozcan Deniz dhe 20-vjeçares, Feyze Aktan.
Epo jeta vazhdon dhe ylli i shumë serialeve turke ka gjetur ngushëllim në një dashuri të re, këtë herë me stilisten simpatike 23 vite më të re.
E kemi fjalën bukuroshen 26-vjeçare nga Irani, Samar Dagdar.
Sipas mediave turke, lidhja e dyshes ka nisur nga fillimi i vitit 2021 dhe lajmet për lidhjen e tyre konfirmuan fotot e përbashkëta të çiftit që po pëlqehet shumë.