INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas dorëheqjes së Haradinaj/ Meta, tani duhet të flemë më pak

Pas dorëheqjes së Haradinaj/ Meta, tani duhet të flemë më pak

Publikuar më: 20:52 19-07-2019

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta përmes një statusi në ‘Facebook’, shprehet krenar dhe i bindur për pafajësinë e Haradinajt.

Sipas Metës, nga sot të gjithë duhet të flenë më pak, të shqetësohen më shumë dhe të bashkohen më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar.

Statusi i plotë:

Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!

Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779