INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas dorëheqjes së Xhafës reagon Berisha: Rama e shiti për të shpëtuar...

Pas dorëheqjes së Xhafës reagon Berisha: Rama e shiti për të shpëtuar...

Publikuar më: 09:48 27-10-2018

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm, ka reaguar dhe Ish kryeministri Berisha.

Në një postim në rrjetin social Facebook Berisha shkruan se Rama shiti Xhafën për të shpëtuar Gjushin dhe lëkurën e tij!

"Edvini, kreu i meduzës, mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës, shiti Xhafën për të shpëtuar Gjushin dhe lëkurën e tij!
Të dashur miq, pas një beteje të furishme, opozita shqiptare ia doli ti japë një goditje të merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni në burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeriu që futi në polici të gjitha metodat e punës të mafies së policisë sekrete hoxhiste për të mbrojtur lëkurën dhe karrigen e tij", shkruan Berisha.

 

beririirhsha.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561