Vetëm pak javë më parë këngëtarja shqiptare Dua Lipa shfaqi dëmtimin që kishte pësuar gjatë stërvitjes që bënte në kick boks.
Por si duket Dua nuk qenka e vetmja sepse i njëjti incident i ka ndodhur edhe modeles me famë botërore, Adriana Lima e cila e ka treguar shpesh se ushtrohet çdo ditë në palestër. Këtë herë stërvitja duket se ka shkuar keq pasi ka gjakosur duart. ‘Një luftëtar nuk dorëzohet, thjesht bëhet më i fortë’, shkruan ndër të tjera ajo mbi foto. /intv.al/