Nuk janë të paktë emrat e njohur shqiptarë me famë botërore të cilët pavarësisht sukseseve të korrura nëpër botë, nuk i harrojnë rrënjët e tyre.
Kështu, Pas Rita Orës dhe së fundmi Dua Lipës, një tjetër krenari e shqiptarëve nëpër botë do të vizitojë Kosovën dhe ajo është Bebe Rexha. Autorja e hitit “Monster” ka shkruar në Twitterin e saj se në muajin shtator do të viztojë Kosovën.
Kjo është zbuluar teksa një fanse e ka pyetur këngëtaren se kur do të vijë në shtator dhe ajo i është përgjigjur thejshtë: “Shtator”. Bashkëpunëtorja e Nicki Minaj, emri i vërtetë i së cilës është Blerta, për kaq kohë sa jeton dhe punon në Amerikë, nuk ka ngurruar që nëpër intervista të ndryshme të tregojë origjinën e saj nga Dibra e Madhe.