Elvana Gjata duket se është rikthyer fuqishëm pas një shkëputjeje të gjatë nga skena shqiptare.
Pas suksesit të filmit "dy gisht mjaltë", Elvana tashmë ka qenë mjaft aktive me koncerte dhe mesa duket një projekt i ri muzikor do të vijë së shpejti.
Mbi video shohim emojit e kamerave me të cilat po na lë të nënkuptuar se po xhiron skenat e një videoklipi të mundshëm, ndërsa këngëtarja duket me një palë syze të kuqe në formë flake.
Syzet janë të markës “Planet i” e cila ka dalë në treg që prej 2015-s.
Këto syze uniseks, pra për femra dhe meshkuj, janë të mbushura me xixa dhe plot shkëlqim dhe kushtojnë rreth 100 dollarë./iconstyle