INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pas dy javësh do të nisin provimet e maturës. Si do të zhvillohen ato? [VIDEO]

Publikuar më: 09:25 25-05-2017

Ethet e maturanëve po nisin. Po ç’duhet të dinë ata para nisjes së provimeve?
Ja një informacion orjetues: Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj që do të zhvillohet në datën 5 qershor. Provimi i dytë është Gjuhë-Letërsia që zhvillohet në 10 qershor, ndërsa matematika në 15 qershor. Duke qënë se data e zgjedhjeve u ndryshua për në 25 qershor, Ministria e Arsimit ndryshoi datën e provimeve me zgjedhje, të cilat do të zhvillohen në 23 qershor e jo në 25 siç ishte caktuar më parë. Struktura e testit dhe rregullat që duhet të kenë parasysh kandidatët lidhen me përmbajtjen e tezave. Testi për provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për provimet me zgjedhje ka 20 pyetje, nga të cilat 10 janë me alternativa dhe 10 me zhvillim. Nëse një maturantë ngel në njërin nga provimet e maturës shtetërore, atëherë ai humbet mundësinë për të qënë pjesë e universiteteve publike, duke qënë se mbetësit do ritestohen në shtator, ndërsa fituesit në Universitet siç është thënë deri më tani pritet të shpallen në muajin gusht.
Gjithashtu janë caktuar dhe rregullat që duhet të ndjekë maturanti për të mos u penalizuar.  
Maturanti përjashtohet nga provimi nëse ndryshon vendin që i është caktuar, merr ose jep informacion, kopjon ose komunikon me maturantë e tjerë. Një tjetër gabim është mbajtja e telefonit cellular apo çdo mjeti tjetër komunikimi në mjedisin e provimi. Ai do penalizohet edhe nëse refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në klasat që do të mbahen provimet.

Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387