Një nga këngëtaret e njohura në Greqi, e cila u bë mjaft e famshme për publikun që pas pjesmarrjes së saj në garën e “X Factor” ka habitur së fundmi publikun grek teksa ka deklaruar se është me origjinë shqiptare.
23-vjeçarja Bela Meri tregoi gjatë një interviste se është me origjinë shqiptare, konkretisht nga qyteti i Korçës.
“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç”, kia treguar ajo.
Bela është këngëtarja e dytë me origjinë shqiptare pas Eleni Foureiras që ka treguar publikisht prejardhjen e saj.