INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Elton John dhe Nelly Furtado, ja cila është artistja që do të vizitojë Tiranën në shkurt...

Pas Elton John dhe Nelly Furtado, ja cila është artistja që do të vizitojë Tiranën në shkurt...

Publikuar më: 13:46 22-01-2018

Metropoli i shqiptarëve, i cili çdo ditë e më shumë po ndryshon infrastrukturë duke marrë pamje si ato të metropoleve më të bukura në Europë, do të ketë mu në zemër të Tiranës, “Music Hallin” e tij, për të argëtuar qytetarët.

Publiku i kryeqyetit më në fund do ketë mundësinë për të zgjedhur një shfaqje artistike, muzikore, sipas zhanrit që i pëlqen, jazz, rock, blues, pop, prej grupeve e instrumentistëve të njohur të Europës e më gjerë, tanimë kjo e aritur duke shmangur zgjedhjen për të ndjekur një grup muzikor dhe duke shmangur pagesat e faturave të shtrenjta në lokale.

 Duke se çdo gjë është gati dhe pritet që në mbrëmjet e 2 dhe 3 shkurtit, rreth orës 20.30 të mbrëmjes, për publikun të luajë OCEANA, këngëtarja gjermane e rrymave soul, pop, R&B, reggae e dance pop, me një karrierë që nisi që në adoleshencën e saj në vitin 1997.

Pas performancës në rolin e Aidës, në musical-in “Aida” të Tom Rice e Elton John, ishte edhe vokalistja kryesore në versionin musical të “Dirty Dancing”. 

Prej 2008-ës, udhëhoqi veten si këngëtare dhe kompozitore, duke nisur me hitin “Cry cry”, pjesë e albumit të parë “Love supply”, e cila qëndroi për disa javë në krye të klasifikimeve europiane, ç’ka i dhanë mundësinë pë t’u bërë pjesë e show-ve të mëdhenj të gjigandëve mediatikë në mbarë Europën.

  U zgjodh nga UEFA, për të ndjekur Nelly Furtadon-n në vitin 2004 dhe Enrique Iglesian në 2008-ën, në ceremoninë e çeljes së eventit më të rëndësishëm futbollistik të Europës.

Tirana e pret në mbrëmjet e fillimin shkurtit, në datat 2 dhe 3 sëbashku me bandën “Texas Flood”  nga Beogradi, një tribute-band i Steve Ray Vaughen, nga albumi i parë i të cilit, kanë marrë edhe emrin.

Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588