INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas emisionit “STOP” mbi përdhunimin, reagon Kozeta Kurti: “Kujdes me të miturit”

Pas emisionit “STOP” mbi përdhunimin, reagon Kozeta Kurti: “Kujdes me të miturit”

Publikuar më: 14:17 08-03-2017

Pas lajmit të publikuar në emisionin “STOP’’ për skandalin me sfond seksual të ndodhur në fshatin e fëmijëve SOS pak javë më p[arë, Koezeta Kurti ka bërë reagimin e  saj:

Vite më parë kam takuar dy të mitur të dënuar për përdhunim (gjatë kohës që ata e vuanin dënim), të cilët midis të tjerave më thanë: Nuk e kemi bërë ne, por ne mezi po presim të dalim nga këtu që ta bëjmë vërtet atë për të cilën jemi ketu...

Edhe asokohe u ngrit në këmbë televizioni, njësoj si mbrëmë...

Unë kam qenë anëtare bordi në Fshatin SOS; e njoh Fshatin nëpërmjet dhjetëra reportazheve që kam bërë atje; e njoh nëpërmjet të njohurve të mi të afërt që kanë punuar apo punojnë aty dhe pavarësisht punës së shkëlqyer që bëhet aty (s'ka asnjë institucion i përkujdesjes për fëmijet) s'vë aspak në dyshim që aty mund të ketë ndodhur ngacmim seksual. Vë në DYSHIM, por nuk jam E BINDUR!

Mos përhapni panik me skandale të pavërtetueshme ende, por lini institucionet të bëjnë detyrën e tyre!

Me zhurmën e krijuar, mund të ndikoni në hetime, mund të pengoni proçesin dhe po! Mund të ndikoni në vendim! Se "e ka dhënë televizori".

Mund të ngatërroni disa adoleshente që mbase as nuk e kanë bërë fare atë për të cilën akuzohen!

Lërini profesionistët të bëjnë detyrën e tyre dhe mos bëni gjyqe publike!

Nuk dua të ndeshem nesër me ndonjë fëmijë të dënuar që të më thotë atë që thanë ata të tjerët disa vjet më parë...

Si gazetarja e parë (në kohë) e programit të parë investigativ në vend, ja jap të drejtën vetes t'i them dy fjalë, përderisa nuk i shkaktova institucionit që punoja për afro 6 vjet, asnjë përgënjeshtrim dhe asnjë proçes gjyqësor! 

Nuk isha më e mira, isha thjesht e kujdesshme!

Kujdes: 7 minuta famë, popullaritet mund të kushtojnë jetë dhe integritet njerëzish, sidomos të miturish!

Rastet nuk investigohen copa-copa, por njëherë e mirë, pa munguar asnjë burim i përfshirë!

Saimiri dhe Genti e dinë që i dua shumë, por fatmirësisht të dy ata e dinë se si funksionoj unë me temat!

 

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332