Ehh Instagram çna bërë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe!
Instagram-i është kthyer në një formë të mirë marketingu për personazhet e njohur shqiptarë, por sigurisht dhe të huaj.
Është padiskutim rrjeti social më i përdorur dhe më i preferuar nga të gjithë pas shumë sondazheve që janë kryer. Kohët e fundit është bërë trend që numri i ndjekësve në këtë platformë është sukses më vete dhe jo rrallë herë ndodh që kur personazhet e njohur arrijnë një numër të caktuar ndjekësish, gëzimin e tyre e ndajnë me fansat.
Deri dje ishin vetëm 4 shqiptarë të cilët e kishin kaluar shifrën e 1 milion ndjekësve në Instagram, por tani u bënë 5. Po i pesti kush është? Është vajzë dhe këngëtare. Elvana Gjata ka arritur në 1 milion ndjekës në Instagram dhe për këtë arritje ajo ka përshëndetur fansat me një foto në Instagram.
Me siguri kënga e saj “Off Guard” me Ty Dolla Sign ka ndikuar shumë.