Oriola Marashi është një ndër modelet më të njohura shqiptare e cila është bërë pjesë e klipeve botërore dhe shumë fansa të OTR po presin debutimin e saj në muzikë. Por mesa duket nuk do të ndodhë dhe arsyeja që ka bërë fansat të dyshojnë është fakti që ajo dhe Noizy nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj “zënke”, por Oriola tashmë sapo vërtetoi se këto fjalë janë të vërteta. Kjo pasi në BIO-n e saj ajo tashmë e ka hequr mbishkrimin ku tregonte se ishte pjesëtare e OTR. Me pak fjalë tashmë si duket edhe Oriola është jashtë grupit të famshëm, OTR. Por ndryshe nga debati me Encën që u bë viral, duket se këtë herë Noizy dhe Oriola kanë dashur të mbajnë të fshehta problemet mes tyre.
Neve do na pëlqente një reagim nga ana e tyre, por tani është në dorën e tyre nëse duan tëtregojnë ç'po ndodh./intv.al/