Lidhja e shumërpërfolur e Eni Koçit me Genc Prelvukajn vazhdon ende të jetë e tillë.
Edhe pse dy këngëtarët nuk kanë pranuar ende asgjë, ata shpesh janë kapur në shoqërinë e njëri-tjetrit duke bërë të besohet se tashmë po përjetojnë një lidhje. Madje këtë e përforcon edhe teksti i këngës në bashkëpunimin e tyre të fundit “Je vetëm ti”.
Por si duket, jo vetëm ajo do të jetë ajo vajza e dhuratave speciale pasi edhe Greta ka marrë një të tillë. Këngëtarja ka postuar në Instastorien e saj një video në të cilat shfaq një tufë trëndafilash të kuq të dhuruara nga dikush. Dërguesin nuk e zbulon, duke na bërë më tepër kuriozë për të mësuar se cili është ai.