INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Erës edhe Arilena performon në finalen e Botërorit, por kjo e fundit nderohet me çmim nga Presidenti i Bjellorusisë!

Pas Erës edhe Arilena performon në finalen e Botërorit, por kjo e fundit nderohet me çmim nga Presidenti i Bjellorusisë!

Publikuar më: 22:05 13-07-2018

Në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit, përveç Era Istrefit, do të performojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Arilena Ara.
Gjatë ditës së sotme në një lidhje telefonike nga Bjellorusia, moderatoret e “Chaud Patate” komunikuan me menaxherin e këngëtares, Popi Kola, për më shumë detaje.
“Ne kemi ardhur para dy ditësh në Bjellorusi për një koncert live. Këtu bëhet një festival i përvitshëm që zhvillohet në Europë, “I Love Festival”. Mbrëmë ishim në shesh, kurse pas darkës ishim në një show tjetër që zhvillohet për artistët më të mirë të vlerësuar nga Bjellorusia, ku Arilena mori çmimin nga presidenti Alexander Lukashenko” -tregoi menaxheri i saj duke shtuar se: “Sot do të jemi gjithashtu në Arena po në Bjellorusi, por në VIP-Best.”
Ndërkohë po përflitej se Arilena do të performonte në Fun Zone Club në FIFA dhe në datën 15 në World Cup.
“Kjo është plotësisht e vërtetë” ,thotë Popi, “Sigurisht ne jemi nesër në Fun Zone Sochi dhe më pas do të nisemi për Moskë në Kampionatin e madh.”
Nëse jeni kuriozë të dini se për kë bën tifo Arilena, menaxheri i saj tha me shaka se i vinte keq që skuadara e saj kishte shkuar në shtëpi me kohë… Ndërsa për planet e saj pas Botërorit, Popi zbuloi se tashmë janë gati dy klipet e reja. Njëra për “Last Train to Paris” në bashkëpunim me një reper të huaj realizuar nga Universal Music, shkruan nrg radio. Projekti tjetër veror do të vijë shumë shpejt dhe kënga do të jetë vetëm anglisht.

Article Logic
Execution time: 0.0036811828613281