INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Fatmir Xhafës, Rama dhe Sandër Lleshi mbërrijnë në Ministrinë e Brendshme

Pas Fatmir Xhafës, Rama dhe Sandër Lleshi mbërrijnë në Ministrinë e Brendshme

Publikuar më: 12:55 06-11-2018

Pak pas Fatmir Xhafajt, në Ministrinë e Brendshme ka mbërritur edhe kryeministri Rama me gjeneral Sandër Lleshin.

Ata dolën të buzëqeshur nga mbledhja pa bërë asnjë koment për gazetarët.

Gjithashtu bëhet me dije se Xhafaj do të përshëndetet me stafin, ndërsa nuk dihet nëse do jetë i pranishëm kur të bëhet prezantimi i Lleshit.

Kjo është hera e fundit që Xhafaj shkel në këtë institucion që drejtoi për më shumë se 1 vit.

Nuk dihet nëse Rama dhe zv/ministri i ri Lleshi, i cili do të ketë kompetencat e ministrit, do të mbajnë ndonjë fjalë publike.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773