INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas fejesës së Prince Harry, vëllai i tij ka diçka për t’i thënë [FOTO/VIDEO]

Pas fejesës së Prince Harry, vëllai i tij ka diçka për t’i thënë [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:13 30-11-2017

Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar.

Pas martesës së princit William, me një vajzë "të thjeshtë" si Kate Middleton, monarkja Elizabeta e 2-të i jep dritën jeshile një tjetër bashkimi jo të zakontë për Buckingham Palace, duke lejuar hyrjen në familje të një të divorcuare amerikane, lindur nga një nënë me ngjyrë. 33 vjeçari Harry dhe Markle që është 3 vjet më e madhe se ai, u njohën në korrik 2016 përmes miqve të përbashkët. "E dija që ajo ishte e duhura që nga dita e parë" është shprehur Princ Harry i emocionuar gjatë shpalljes së fejesës.Por pas  fejesës,  vëllai i tij, prince  William ka diçka për të thënë: “Shpresoj që tani të qëndrojë larg frigoriferit tim pasi më ngacmonte ushqimet".

prince-william-5.jpg

Megjithatë, përpos shakasë, ai tha se janë që të gjithë të lumtur për çiftin si dhe iu uron atyre sa më shumë lumturi dhe suksese në planifikimin e dasmës e cila do të jetë në pranverë. /intv.al/

hbz-prince-william-prince-harry-meghan-markle-1506448116.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941