INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas festivalit, Soni Malaj ka një mesazh për të gjithë kolegët: U riktheva në një garë duke besuar…[FOTO-VIDEO]

Pas festivalit, Soni Malaj ka një mesazh për të gjithë kolegët: U riktheva në një garë duke besuar…[FOTO-VIDEO]

Publikuar më: 16:51 23-12-2018

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua në RTSH nata finale e ”Festivali i 57-të” ku fituese u shpall Jonida Maliqi.

Ky vit solli në skenë këngëtarë të mirënjohur shqiptarë, të cilët me këngët e tyre mbërthyen publikun para ekranit. Një nga konkurentet ishte edhe këngëtarja Soni Malaj, e cila u paraqit me këngën ”Më e fortë”. Kënga e saju prit mjaft mirë nga publiku dhe ishte pretendent për të fituar çmimin e parë. Pas përfundimit të mbrëmjes, Soni ka publikuar në ‘Instagram’ një status ku uron kolegen për fitoren dhe njëkohësisht ka përshkruar rrugëimin në këtë festival.

”Ky dhjetor më fali një kujtim shumë të bukur, më tregoi se si muzika ime mund të bashkojë në 3 netë shqiptarët e mi, publikun tim dhe publikun e huaj. Ata që u bashkuan nën një gjuhë të panjohur, por e dashuruan si kurre me parë. U riktheva në një garë duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë, me të cilen besoj edhe nga mbeshtetja juaj, do ta kemi refren gjatë sëbashku. Në cdo rrugetim, unë kam nxjerrë mësimet e mija. Të këtij dhjetori i kam në zemër. Urime kolegëve me të cilën ndamë skenën, Jonidës mbarësi në Izrael. Mezi pres të ndajmë projektet e tjera, ju dua pafund”,- shkruan Soni.

zdfhjcghkgbh.JPG

dfhxfgjdgh.JPG

Këtë vit ‘Eurovizioni’ do të mbahet në Izrael dhe Shqipëria.do të përfaqësohemi denjësisht nga Jonida Maliqi.

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643