Pas Barcelonës dhe Finlandës një tjetër sulm është regjistruar pasditen e sotme në Gjermani. Një person ka qëlluar me thikë dy të tjerë, njëri prej të cilëve ka humbur jetën në vend, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Sulmi ka ndodhur në një dyqan Wuppertal, afër Duseldorfi dhe i dyshuari besohet të jetë fshehur në një nga ndërtesat rreth e rrotull. Policia raporton se ngjarja nuk ka lidhje me sulmet terroriste.