Florian Marku nuk njeh humbje, ai siguroi fitoren e tij të 11 në ringun profesionist.
Iu deshën 4 raunde që Marku të shpërthente në breshëri grushtesh duke e detyruar gjyqtarin të ndalë ndeshjen pasi kundërshtari i tij nuk ishte më në gjendje të vazhdonte.
Pas fitores Marku u shpreh se në fillim u tremb por më pas gjithçka shkoi mirë.
“Faleminderit të gjithë që më kanë mbështetur, nuk kam ardhur këtu me fat. Sot pësova një goditje me kokë, por luftoj më gjak. Kisha frikë mos isha çarë shumë dhe arbitri ndërpriste ndeshjes, por askush s’më ndal”, tha Marku pas fitores.