Flori Mumajesi pati shumë vite bashkëpunimi me Elvana Gjatën, vite këto që gjithnjë u shoqëruan me fjalët se mes tyre kishte më shumë se bashkëpunim.
Megjithatë as njëri as tjetri nuk pohoi kurrë diçka, madje i dhanë fund bashkëpunimit dhe marrëdhënies atëherë kur nuk pritej. Ndërkohë Elvana po synon një karrierë ndërkombëtare ndaj dhe ka udhëtuar drejt Amerikës, ndërsa Flori duket se ka të reja në jetën e tij personale. Të paktën kështu shkruajtën portalet teksa bënë fakt bashkëjetesën e tij në Prishtinë me moderatoren e njohur Liberta Spahiu.
Flori asnjëherë nuk ka folur për jetën e tij personale dhe nuk presim ta bëjë as këtë herë. Megjithatë, një reagim e bëri menjëherë pasi lajmi nisi të qarkulllojë. Ai postoi këtë foto si për të treguar se është fokusuar tek puna dhe ka bërë indiferentin ndaj këtij lajmi.intv.al