INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas fjalimit rrënqethës të Gertës në Kuvend, përlotet dhe Arbana Osmani [FOTO]

Pas fjalimit rrënqethës të Gertës në Kuvend, përlotet dhe Arbana Osmani [FOTO]

Publikuar më: 17:43 01-10-2017

Një takim i veçantë për fshatin dhe problematikat e tij ka mbledhur dje në Kuvendin e Shqipërisë njerëz të thjeshtë, specialistë dhe zyrtarë, të cilët punën e tyre e kanë të lidhur drejtpërdrejt me zonat rurale të vendit. Ajo që ka emocionuar, ka përlotur dhe ka bërë që e gjithë salla e Kuventit, por edhe publiku që e ka ndjekur nga ekrani të shpërthejë në lot, ishte një vajzë nga Mirdita, e cila ka treguar mes lotësh vuajtjen e gjitha grave e vajzave që si ajo jetojnë përditë mes tokës, bagëtive dhe halleve. Erigerta Loku është një ish-studente e La Sapienza, që la një karrierë për t’iu dedikuar vendit të saj, duke ngritur një fermë dhish. Fjala e saj në Kuvend është ndërprerë vazhdimisht, jo vetëm se ajo përlotej dhe fshinte lotët, por edhe sepse të pranishmit në atë sallë, si rrallëherë, shpërthyen në duartrokitje mbështetëse. Pas këtij rrëfimi prekës, edhe rrjeti ka postuar foto dhe video të Gertës, duke i dhënë asaj mbështetje maksimale, shkruan revistaclass.al. Fjali që u shpërnda virtualisht nuk i ka shpëtuar edhe vëmendjes së moderatores së njohur të Top-it, Arbana Osmani, e cila, sidomos me programin e saj të ri “Dua të të bëjë të lumtur” ka pasur rastin të ndeshë, të takojë, por edhe të shikojë se sa shumë vuan një pjesë e mirë e njerëzve në zonat rurale të vendit, gati të harruara nga pjesa tjetër që jeton në qytete apo në metropol.

Duke postuar një pjesë nga fjala e Gertës në Kuvend, Arbana ka shprehur mbështetjen e saj: “Me punën time me "Dua të të bëj të lumtur" kam pasur rastin të shkoj në shumë fshatra të thellë të vendit, dhe çdo fjalë që thotë kjo grua për to, dhemb e përlot, sepse çdo gjë që thotë është e vërtetë. Nuk ka gëzim e trishtim më të madh sesa shohësh sa të bukur e sa të braktisur janë. Por jam e lumtur që nga sot kanë një zë. Një zë që quhet Gerta, e që është frymëzim për mua", - shkruan Arbana në profilin e saj në Instagram. Të shumtë janë ata që e kanë përgëzuar Gertën për kurajën dhe Arbanën për mbështetjen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977