Vajzat kanë marrë flakë!
Gjithçka filloi kur Adelina Ismaili dha deklarata të forta mbi muzikën dhe showbiz-in e sotëm, duke thënë se është kthyer në prostitucion. Nuk munguan deklaratat nga koleget të cilat u kundërpërgjigjën menjëherë ndaj këtyre fjalëve. Fillimisht ishte Fjolla Morina ajo që tha se “nëse mendon se muzika është kthyer në prostitucion, po harron se je ti e para që e ke nisur vallen e prostitucionit”.
Pas saj ka nxituar të japë dhe Xhesika Ndoj kundërpërgjigjen e saj, e cila në thelb, është thuajse identike me atë të Fjollës, vetëm se ka shtuar më shumë detaje informuese mbi “aktivitetin” e Adelinës. Spikat fakti që të dy personazhet i përmendin Adelinës shtatzaninë, fillimisht Fjolla e cila i thotë të “qetësohet se i bën keq fëmijës”, dhe më pas Xhesika që shkon edhe më tej. Ajo thotë se “tani që është duke u bërë nënë, ndoshta do të zerë mend”. Ta ketë për akuzat apo prostitucionin?