INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Fjoralbës, tani dhe Dafinën e bëjnë lesbike, por ndryshe nga reagimi zhgënjyes e homofobik i moderatores, këngëtarja ka dy fjalë për të thënë [FOTO]

Pas Fjoralbës, tani dhe Dafinën e bëjnë lesbike, por ndryshe nga reagimi zhgënjyes e homofobik i moderatores, këngëtarja ka dy fjalë për të thënë [FOTO]

Publikuar më: 16:00 30-07-2019

Nuk është e jashtëzakonshme që herë pas here, vajzat apo djemtë e showbizz-it, jo vetëm të huaj, por madje dhe shqiptar të vendosen para pyetjes për orientimin e tyre seksual nga fansat apo ndjekësit e tyre. 

Dhe sigurisht reagimet VIP-ave të showbizz-it ndaj këtyre pyetjeve janë nga më të ndryshmet. Disa janë shumë të hapur të flasin publikisht apo pranojnë publikisht (kjo sigurisht shumë rrallë këtu), të tjerë e mohojnë e ka nga ata që i injorojnë fare pyetje të tilla.

Ditën e sotme qarkulloi lajmi ku moderatorja Fjoralba Ponari reagon ndaj një ndjekësi pasi e pyet për orientimin seksual. 

"A je lesbike?" e pyeste ndjekësi, teksa moderatorja vendosi t'i kushtonte kësaj përgjigjeje pak më shumë kohë se të tjerave. 

"Aaa ky është nga ata meshkujt tipik që ofendon për vëmendje vazhdimisht, nga ata të lodhurit fare që s’kanë për të mësuar kurrë çfarë do të thotë të flirtosh me një femër.

Për t’ju përgjigjur pyetjes tënde:

Jo, por nëse do më duhej të zgjidhja mes mashkullit të fundit si puna jote dhe një femre, do zgjidhja femrën. Aq të mbaruar më duken soji yt.”- janë fjalët e Fjoralbës, së cilës mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak pyetja e ndjekësit," ka shkruar moderatorja e cila duket se me këtë koment nuk ka vënë aspak re se po tregohet ofenduese ndaj një komuniteti të tërë, e ku sigurisht në vendet më të zhvilluara të botës do të ishte gjykuar si koment homofobik e madje mund të ishte kthyer totalisht kundër saj. 

ryjrtyjnjn.jpeg

Fillimisht moderatorja e konsideron të qenit lesbike apo dhe faktin që vetëm pyetet për orientimin e saj seksual si ofendim dhe së dyti e konsideron të qenit lezbike si gjënë e fundit që duhet të ekzistojë në botë sa është diçka shumë më e ulët se sa "perversiteti" i personit në fjalë dhe madje do ishte në gjendje të zgjidhte të ndryshonte orientimin seksual sa të merrej me një njeri të tillë, duke ju referuar një komuniteti të tërë dhe këtij orientimi seksual si diçka inferiore apo dhe ofenduese për të. 

E ndërkohë, e njëjta pyetje i është bërë dhe këngëtares Dafina Zeqiri, e cila ndyrshe nga moderatorja nuk i është referuar fare komentit si ofendues, por më tepër duke e vënë theksin se cilido të jetë orientimi i saj nuk duhet të jetë puna e askujt. Për më tepër Dafina është shprehur hapur se suporton të drejtat e njeriut, të çdo njeriu dhe se në botë ndodhin gjëra shumë më të mëdha të cilave duhet t'u kushtojmë më tepër vëmendje dhe me të drejtë. 

rhertgd.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0041351318359375