Ish-i burgosuri më i bukur në botë përshëndet shqiptarët, bën shqiponjën…
Jeremy Meeks u bë i famshëm në rrjetet sociale, edhe pse ndodhej pas hekurave të burgut. Ai tërhoqi vëmendjen e shumë femrave kur fotot e tij u postuan në faqen e Departamentit të Policisë së Stocktonit në “Facebook”. Edhe pse në qeli, atij filluan t’i shkonin letra nga qindra femra, shkruan intv.al. Mes këtyre letrave ishte edhe një ofertë pune, e cila iu propozua nga agjencia e modelingut “White Cross Management”.
Para pak ditësh në Kanë, krimineli më seksi në botë u pa përkrah moderatores shqiptare, Albana Osmani por së fundmi ai jo vetëm që ka dalë foto përkrah një aktori shqiptar si Rolando Lekaj por ai bëri shqiponjën bashkë me të./intv.al/