Arjoni është një nga protagonistët e emisionit "Përputhen", i cili mori së fundmi edhe vëmendje më të lartë për shkak të të fotografisë që publikoi në rrjete sociale, ku shfaqej në shtrat me Ana Lleshin.
Arjon Luli, kishte shprehur madje edhe dëshirën për të krijuar një familje me Anën.
Por para disa ditësh qarkulluan fotografi të tjera "të nxehta" në rrjet ku Arjoni shfaqet nën shoqërinë e një tjetër vajze, modeles Serena Sula.
Së fundmi “Prive” raportoi se Arjoni dhe Serena prej dy javësh kanë nisur një lidhje dashurie, janë të pandashëm 24 orë dhe madje po jetojnë bashkë.
Si duket Arjoni i ka shijuar shumë, pasi sërish është parë me të. Së fundmi në Instastory Arjoni dhe Serena kanë publikuar pamje ku ndodhen me njëri-tjetrin në makinë madje me të njëjtin model flokësh. Pas gjithë këtyre fotove, si duket dyshja duhet të ketë më shumë se një miqësi.