INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ftesës për Ligjin e Magjistraturës, reagon Kryemadh: Dialogu politik është institucion, jo pazar

Pas ftesës për Ligjin e Magjistraturës, reagon Kryemadh: Dialogu politik është institucion, jo pazar

Publikuar më: 14:04 20-07-2018

Pas ftesës së djeshme të Taulant Ballës që LSI t'iu bashkohet në votimin e ligjit të magjistraturës, ka ardhur dhe reagimi i Monika Kryemadhit.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Kryemadhi deklaron se dialogu politik është institucion, jo pazar. Mbi të gjithë LSI është parti opozitare dhe do veproj si e tillë, duke u harmonizuar dhe me partitë e tjera.

“Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata!
As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vetë!
Na vjen keq të konstatojmë se këtë situatë e kishim parashikuar vite më parë, por nuk na dëgjuan. Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!
Ftesës tinëzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës logjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi:
1. LSI është parti në opozitë me monizmin dhe Rilindjen!
Si e tillë ajo nuk merr vendime të tilla e vetme dhe të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë.
2. Nëse qeveria moniste do vërtet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj katrahure demokratike, duhet të na ftojë, jo ne si individë, por partitë e opozitës në tryezën e dialogut politik.
Duhen gjetur zgjidhje të plota, afatgjata dhe që garantojnë funksionim normal të drejtësisë.
Ligji për disa kuota studentësh nuk zgjidh kolapsin aktual, por thjesht legalizon korrupsionin e përzgjedhjes së studentëve, korrupsion që po bëhet nga deputetë të mazhorancës moniste.
Mbi të gjitha ky është hapi i fundit i kapjes së reformës në drejtësi nga dora e krimit të organizuar.
3. Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë.
E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën.
Dialogu politik është institucion, jo pazar!
Prostitucioni politik shqiptar, edhe pse me ngjyra ndërkombëtare, e ka sjellë në këtë situatë Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa hapje negociatash, me shqiptarë të varfër, që kërkojnë çdo ditë të largohen nga Shqipëria”, shkruan kryetarja e LSI.

Article Logic
Execution time: 0.0020339488983154