Kreu i LSI Ilir Meta, pas takimit 90-minutësh me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE, ka thirrur në një takim të gjitha partitë parlamentare, në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit pa praninë e kamerave.
Sakaq, kreu i PD-së Lulzim Basha ka thirrur në një takim në selinë e PD-së aleatët e tij. Ata janë duke diskutuar në një mbledhje pa kamera brenda selisë blu. Pas takimit me aleatët pritet që Basha të komunikojë edhe vendimin nëse do i përgjigjet pozitivisht ose jo ftesës së Metës.