INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ftesës së Ramës për dialog, Basha i jep këtë përgjigje

Pas ftesës së Ramës për dialog, Basha i jep këtë përgjigje

Publikuar më: 22:38 07-12-2017

Një ditë më parë, kryeministri i Ramës e ftoi Lulzim Bashën në një dialog, për të diskutuar çështje të rëndësishme si mandatai i kryeprokurorit apo edhe hapjen e negociatave për në BE.
“Nuk ka asgjë personale. Në situatën aktuale janë 3 probleme. I pari është procesi i anti- kushtetutshmërisë. I dyti është se është një proces politik, pra thotë se kemi votat vetë. Dhe problemi i tretë është se duan proces pa veting. Mazhoranca ka bërë lojërat dhe nuk asnjë shpresë për tu ulur me Ramën në këtë lëmsh kushtetues. Vendi është në një krizë të thellë politike. Ky thotë ta zgjidhim kryeprokurorin kundër Kushtetutës. Ai duhet të vijë përmes vettingut”- tha Basha.

Lulzim Basha, i është kundërpërgjigjur qëndrimeve të ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin për zgjedhjen e kryeprokurorit.

“Interpretimi i Kushtetutës nuk është detyrë e ambasadave dhe as e misioneve ndihmëse. Ka një nen në Kushtetutë që thotë se “prokurorin e ri e zgjedh KLP. Kjo ishte një skemë e Fatmir Xhafës për ta ngatërruar çështjen me shumë institucione për ta vonuar sa më shumë reformën dhe për ta kapur atë. Xhafaj u betua se ne i kemi resurset, por sot duket që ka dështuar. Ku është Vetingu? Pse nuk po nis Vetingu? Ne jemi që çështja të zgjidhet përmes Kushtetutës dhe nuk ka arsye që këtë të na e lexojë askush”, tha Basha

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703