Pak orë pas shkarkimit të drejtuesve të burgjeve në vend ka nisur edhe komandimi i drejtuesve të rinj, të cilët do të mbajnë këtë detyrë derisa të shpallen fituesit që do t’i nënshtrohen konkurrimit.
Shkarkimin e 8 drejtorëve e njoftoi këtë të shtunën ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se të gjithë ata do të kallëzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Drejtorët e komanduar janë
1. Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
3. Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
4. Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
5. Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
6. Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
7. Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula
8. Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi
9. Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia