INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas gjendjes së rëndë shëndetësore, Tuna jep shpresë për klipin e ri: ‘’Dashuria juaj më çoi në këmbë..’’

Pas gjendjes së rëndë shëndetësore, Tuna jep shpresë për klipin e ri: ‘’Dashuria juaj më çoi në këmbë..’’

Publikuar më: 18:32 15-03-2019

Nuk ishte e thënë që Tuna ta kishte të lehtë rikthimin e saj në tregun muzikor.

Gjendja shëndetësore nuk e ka lënë atë të qetë dhe ne mësuam se pas prezantimit të albumit të saj të ri në 8 Mars, ajo kishte qenë e shtruar në spital.

Videon ku po bënte serum në spital e shpërndau vetë këngëtarja, me tre meshkuj që i rrinin mbi kokë, ku ndër ta edhe bashëkëshorti, Patris Berisha.

Sot këngëtarja njoftoi se është në fund të përfundimit të klipit të këngës “Fortuna”.

“Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kaluar 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria juaj më ka bërë të çohem në këmbë dhe t’jua sjell sa më shpejt FORTUNËN. Kini durim… edhe shumë pak… tik-tak, tik-tak”, shkroi Tuna.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494