Pas Gjermanisë e cila u mund nga Meksika me rezultatin 0-1 edhe Brazili nuk ka arritur të marrë më shumë se barazimi përballë skuadrës së Zvicrës.
Brazili e mbylli pjesën e parë në avantazhin 1-0, me supergolin e shënuar në minutën e 20-të nga Coutinho.
Zvicra nuk dorëzohet dhe në minutën e 50-të barazon rezultatin. Shaqiri kroson nga goditja e këndit dhe me kokë Zuber gjuan saktë, duke mposhtur portierin Alison, 1-1.
Më pas Brazili sulmon dhe pretendon në minutën e 73-të për një penallti, pasi Gabriel Jezus pengohet në zonë, por gjyqtari kryesor vazhdon lojën.