Ende nuk kemi marrë veten nga martesat e VIP-ave për këtë vit dhe që tani po marrim vesh se cilat dasma na presin në 2019-ën.
Një tjetër çift mjaft i dashur i showbizz-it do të kurorëzojë martesën.
Bëhet fjalë pikërisht për Bleron dhe partneren e tij, Afrona Dika.
Vetë këngëtari dha lajmin e ëmbël të dasmës në një intervistë për “Seven Bizz” duke zbuluar se ai dhe Afrona do të ecin drejt atarit në 21 shtator të vitit 2019.
Blero nuk preferoi të jepte më shumë detaje rreth ceremonisë apo të ftuarve, por nuk fshehu dot entuzjasmin për këtë ditë të rëndësishme.
Blero i propozoi vitin e kaluar të dashurës së tij Afrona Dika, me të cilën është prej 3 vitesh në një lidhje. Pasi u fejuan në 2017-n, ata nisën bashkëjetesën dhe mezi prisnim të bënin publike edhe ditën e dasmës.