INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas gjjthë rrëmujës, Sara tregon çfarë po ndodh mes saj dhe Ledrit!

Pas gjjthë rrëmujës, Sara tregon çfarë po ndodh mes saj dhe Ledrit!

Publikuar më: 12:27 07-04-2024

E dimë që prej muajsh kurioziteti për çiftin -Sara-Ledri është i madh, ndaj le të hyjmë direkt në temë! Sara ka folur për herë të parë pas gjithë aludimeve.

E ftuar në programim “n’Audi” me Isli Islamin, Sara foli ndër të tjera për marrëdhënien e saj me Ledri Vulën. Ajo tregoi se është e paqartë për lidhjen e saj dhe se do që të mbajë ca gjëra për veten:

“Njerëzit me të drejtë janë kuriozë. Unë jam shumë e lumtur për këtë, sepse në fund të fundit, është diçka shumë e mirë. Por unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten pak më private. Sidomos, kur janë gjëra kur ti nuk je e qartë me veten tënde dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh. Unë mendoj se çdo njeri ka të drejtë të mbajë diçka për vete, siç mendoj se edhe njerëzit e tjerë duhet ta respektojnë këtë vendim”, tha Sara, duke shtuar me shaka se te këta njerëz hyn edhe Isli.
Gjithsesi, ajo i përshëndeti njerëzit kuriozë dhe u shpreh se i ka shumë xhan gjithsesi.

Prej kohësh, Sara dhe Ledri përfliten për një ndarje mes tyre. Zërat nisën fillimisht kur Ledri nuk u shfaq krah saj në premierat e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Dhe pas kësaj një kalvar i gjatë aludimesh nisi...

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607