Duket se për Çiljetën vlen shprehja "gjoks i ri, jetë e re".
Ndonëse ende në fazë rehabilitimi nga ndërhyrja delikate kirugjikale për zvogëlimin e gjoksit, Çili ka vendosur t'i dhurojë vetes një tjetër ndryshim në look. Kësaj here bëhet fjalë për flokët e këngëtares të cilat nga bionde në platin kanë kaluar në brune të errët. Sigurisht risinë në look bukuroshja e ka ndarë me fansat në Instagram përmes dy fotove, ku në njërën prej tyre ka rënë në sy edhe perimetri i ri i kraharorit të këngëtares. Hmmm në fakt vështirë të kuptohet saktë "prefiksi" i ri i Çiljetës. Kot nuk thonë se biondet bëjnë më shumë qejf, por janë brunet ato më të zgjuarat!