INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas gjumit të pushimeve, mjekët pediatër japin këshilla sesi fëmijët t’i rikthehen ritmit të shkollës

Pas gjumit të pushimeve, mjekët pediatër japin këshilla sesi fëmijët t’i rikthehen ritmit të shkollës

Publikuar më: 09:23 05-09-2019

Pushimet mbaruan dhe të gjithë qoftë të rritur por edhe të vegjël e kanë të vështirë t’i rikthehen ritmit të jetës së përditshme. Por shtatori erdhi dhe gjumi i pushimeve duhet lënë pas.

Për shumë fëmijë në moshën e shkollës rikthimi në banka është një shqetësim më vete, përveç faktit që do të takohen me shokët.

Për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve por edhe prindërve një grup pediatrësh në Itali kanë përcaktuar disa hapa në formë këshille sesi të përballohet më lehtë kjo periudhë, dhe të nisësh në ritmin e duhur.

Kryefjala që fëmijët duhet të ndjekin në këtë kohë është rregulli. Pediatrët shpjegojnë se fëmijët duhet të praktikojnë sport gjatë ditë, sepse aktiviteti fizik i çliron nga stresi dhe i ndihmon të flenë gjumë. Në orët e mbrëmjes ekspertët këshillojnë që të qëndrohet larg video lojrave, telefonëve apo televizorëve veprime që u shkaktojnë ankth dhe irritim.

Ja cilat janë disa nga këshillat që japin mjekët, mënyrat e duhura sesi prindërit të ndihmojnë fëmijët në nisjen e një viti të ri shkollor:

Fëmijët duhet të mësohen me një orar zgjimi, të nisin një rutinë të tillë para se të nis shkolla.

Të kenë rregull në mënyrën e të ushqyerit duke lënë pas çmenduritë e pushimeve, të hahet rregullisht mëngjesi, paraditja, dreka, pasditja dhe darka.

Para së të jenë gati për ditën e parë të shkollës, fëmijët duhet të jenë mësuar ngadalë duke përfunduar edhe detyrat e pushimeve.

Prindërit të programojnë ditën dhe të shoqërojnë fëmijët në shkollë.

Kujdes mos ia përcillni fëmijëve ankthin që keni

Kushtojini pak kohë fëmijëve duke kujtuar së bashku eksperiencat e bukura por edhe ato negativet.

Përfshijeni fëmijën edhe në zgjedhjet që duhen bërë për vitin e ri shkollor.

Rinisni të kontaktoni shokët e shkollës së fëmijëve në mënyrë që ditët e para të duken më energjike.

Me pak durim , rregulla dhe vëmendje nga prindërit të gjithë fëmijët mund t’ia dalin të kalojnë të qetë ditët e para të shkollës.

Article Logic
Execution time: 0.0038619041442871