Ajo iu rikthehet rrjeteve sociale! Taylor Swift ka thyer heshtjen në Tumblr, pas gjyqit të saj dramatik kundër DJ David Mueller.
Këngëtarja 27 vjeçare është pikasur duke i bërë like një postimi mbi gjyqin e saj që tregonte se personi që e kishte postuar ishte në anën e Taylor. Ajo në këtë mënyrë është bërë aktive në rrjetet sociale dy ditë pasi ajo triumfoi në gjyqin ndaj Mueller, i cili e kishte kapur nga të pasmet pa dëshirën e saj. Fillimisht ishte Mueller që e kishte paditur bjonden bukuroshe për prishjen e imazhit të tij për një vlerë prej 3 milionë dollarësh, por gjykatësi i hodhi poshtë akuzat. Tashmë duket se pak e nga pak po rikthehet jeta normale për Taylor, edhe pse aktive është treguar për një postim që sërish kishte lidhje me gjyqin.