INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas grabitjes, Kanye lodhet nga Kim. Martesa e tyre drejt divorcit? [FOTO]

Pas grabitjes, Kanye lodhet nga Kim. Martesa e tyre drejt divorcit? [FOTO]

Publikuar më: 16:10 09-11-2016

Kim Kardashian është ende duke luftuar për të përballuar pasojat traumatike të grabitjes që iu bë  në Paris, një muaj më parë.

Radaronlinë ka mësuar ekskluzivisht se ajo është duke “paguar një taksë” mbi martesën e saj.

Kujtojmë se Kanye West anulloi koncertin e tij në L.A javën e kaluar teksa po performonte këngën “Only One”, me pretendimin se i kishte ikur zëri. Por si duket e vërteta është ndryshe. Reperi përjetoi momente shqetësuese  të cilat “ia zunë frymën”  përpara se të mbaronte koncerti.  

Siç edhe fansat e dinë, hera e fundit që 39 vjeçari e ndërpreu koncertin ishte 3 nëntori, kur mësoi se gruaja e tij ishte grabitur në Paris.

Kim-Kardashian-Robbery-Kanye-West-Marriage-2.jpg

Sipas një burimi të afërt me klanin Kardashian, Kanye  nuk di si ta trajtojë tani Kim-in. Ai nuk mund të merret me të pasi është në pikën e tij më të dobët.

 

Kim-Kardashian-Robbery-Kanye-West-Marriage-0.jpg

Që prej grabitjes, Kim është bërë shumë e ftohtë ndaj Kanye dhe ka nisur ta shtyjë këtë situatë edhe më tej.

35 vjeçarja  ka vendosur t’i mbajë gjërat për vete dhe Kanye nuk di si ta ndihmojë. Do të thotë kjo që martesa e tyre është në krizë?

 

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627