Para disa muajsh, Granit Xhaka kurorëzoi dashurinë me Leonita Lekajn në martesë dhe tashmë i ka ardhur rradha Taulantit. Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare të Futbollit pasi bëri publike lidhjen e tij me Arbnora Nuredinin, para pak kohësh, ditën e sotme ka zyrtarizuar fejesën me bukuroshen kosovare.
Mesfushori që aktivizohet te Basel ka ndarë një foto në rrjetet sociale duke prerë tortën me partneren e tij.
Një foto të bukur me çiftin ka publikuar edhe Graniti, duke uruar për fejesën vëllain e tij më të madh.
Në foton e publikuar nga Taulanti, në mesin e shumë komenteve, shihen edhe komentet e dy miqve të mirë si Noizy dhe Blerim Destani, ku të dy ata i thonë: “Urime vëlla”, në gjuhë të ndryshme.
Foton e postuar nga vetë Taulanti, aktori shqiptar e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.
U trashëgofsh Taulant!