INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas grindjeve në rrjetet sociale, Majk kapet “mat” me Majlindën [FOTO]

Pas grindjeve në rrjetet sociale, Majk kapet “mat” me Majlindën [FOTO]

Publikuar më: 18:33 28-06-2017

Ata ishin një ndër çiftet më të pëlqyer e të përfolur në shoëbiz, por Majk dhe Majlinda Zeka i dhanë fund lidhjes së tyre. Mirëpo një person do t’i bashkojë gjithmonë ata dhe ai është djali i tyre Roan, i cili erdhi në jetë para disa muajsh.

Dy javë më parë, Majk dhe Majlinda u përfshinë në një përplasje virtuale. Bukuroshja shkruajti se ai e kishte parë bashkë me Roan në një bar publik në Prishtinë dhe kishte ulur kokën duke bërë sikur nuk i kishte vënë re, por ai  mohoi. Ndërkohë, disa ditë më parë, Majk publikoi disa foto me djalin e tij në të njëjtën ditë duke treguar kështu se kishte kaluar mjaft kohë me të, por sërish marrëdhënia me Majlinën qëndronte në pikëpyetje. Sot reperi është kapur mat nga ‘Express’ në shoqërinë e Majlindës teksa dilnin nga një makinë në një zonë parkingu duke hedhur kështu dyshime për një rikthim mes tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389