INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas grushtave në studio Milaim Zeka, merr një tjetër goditje. Mësojeni se ku

Pas grushtave në studio Milaim Zeka, merr një tjetër goditje. Mësojeni se ku

Publikuar më: 15:20 04-10-2017

Pas grushtave të marra në emisionin deputeti Milaim Zeka po merr një goditje edhe më të fort. Këtë herë Zeka duket se do përballet me një situatë të vështirë pasi po hetohet për krim të organizuar. Deputeti i koaliconit PAN dyshohet se mashtroi 920 persona duke u premtuar atyre punësim në Gjermani. Insajderi ka bërë publik rastin për të cilin ka investiguar më shumë se dy muaj.
“920 qytetarë kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi. Aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi” –shkruan kjo media. Më tej ajo bën të ditur se prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet. Zeka po hetohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Partneri i tij ndodhet në paraburgim.

milaim_dhe_biznesmeni.png

Sipas fakteve që ka grumbulluar kjo media, më 9 mars të vitit të kaluar, Milaim Zeka kishte prezantuar në emisionin e tij “Pa Rrotlla” një biznesmen shqiptar të suksesshëm dhe të pa korruptuar. Ilir Krasniqi, tregonte në emisionin e Zekës që transmetohej në RTK, se si një ministër kosovar i kishte kërkuar 3 milion euro ryshfet atij dhe partnerëve gjermanë, për një investim në KEK. “Insajder” ka zbuluar se rreth një muaj para kësaj interviste, Zeka e Krasniqi kishin hapur një agjenci për punësimin e kosovarëve në Gjermani. Kompania ka funksionuar më shumë se një vit. Gjatë kësaj periudhe Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi me anë të kompanisë së tyre kanë mashtruar 920 kosovarë. Atyre u janë marrë nga shuma të ndryshme parash prej 50, deri në 3500 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0021960735321045