INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Hajdarit edhe deputeti i Bindjes Demokratike kundër Lulzim Bashës për protestën

Pas Hajdarit edhe deputeti i Bindjes Demokratike kundër Lulzim Bashës për protestën

Publikuar më: 11:52 12-05-2019

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është reshtuar kundër kryedemokratit Lulzim Basha për protestën e mbrëmshme, ku pati disa përplasje dhe akte dhune.

Po ashtu ai është shprehur kundër Policisë së Shtetit që dhunoi Sekretarin Organizativ të PD, Sait Dollapin. “Unë sot jam me Sait Dollapin. Jam kundra çdo akti të kryer nga çifti Basha-Kryemadhi dhe çdo akti tjetër që ka për qëllim krijimin e një konflikti civil, vetëm e vetëm që Basha të marr pushtetin, që s’merr dot me votë, në tavolinë. Por jam haptazi kundër dhunës së turpshme që policia e shtetit ushtroi ndaj Sait Dollapit”, shkruan ai në Facebook.
Kundër Lulzim Bashës për protestën e mbrëmbshme doli dhe deputetja Rudina Hajdari. “Mos e quani veten një "demokrat" z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte. Azemi dhe e gjithë Shqipëria në 1990 protestuan për të sjellur demokracinë në Shqipëri jo nëpërmjet dhunës. Ju po protestoni ta grisni atë demokraci copë e grimë. Shqiptarët nuk e përdorin dhunën për të manipuluar njerëzit e zakonshëm, z. Basha, e aq më tepër Demokratët të cilët kanë qenë përherë paqësor. Ata nuk i kërcënojnë institucionet dhe proceset politike sepse nuk mund të fitojnë zgjedhjet. Ata nuk bëjnë kompromis paqen dhe stabilitetin e një kombi, sepse ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet”, shkroi deputetja në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa protesta ishte duke u zhvilluar.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559